Cicinho dhe kujtimet te Real-i: Një ditë me Beckham më kushtoi 25 mijë euro

5 Gusht 2022
12:21
Denis Hakanaj
back button

Cicero Joao de Cezare, për të gjithë Cicinho. Një futbollist që mund të bëhej një nga mbrojtësit e djathtë më të mirë në botë, por karriera e të cilit është ndikuar në mënyrë drastike nga shumë vese dhe ekstravaganca.

Në çdo rast, braziliani ka më shumë se diçka për të treguar, pasi ka luajtur me fanellat e Real Madrid-it dhe Roma-s, si dhe padyshim me atë të Seleçaos, duke fituar Kupën e Konfederatave në vitin 2005 me kombëtaren.

Dhe ndër anekdotat e shumta që ish-lojtari i madrilenëve ka zbuluar, të raportuara nga Marca, ka më shumë se një për jetën në kohën e Real-it, kur në dhomat e zhveshjes kishte kampionë si Zidane, Ronaldo dhe Beckham.

DYQANI I BECKHAM

Protagonist është Spice Boy, shoku i skuadrës i Cicinho-s në sezonin 2006/07, si dhe pronari (ndër aktivitetet e tij të shumta) i një dyqani veshjesh.

Gjë që, siç thotë braziliani, e intrigon aq shumë mbrojtësin e krahut, saqë del për shopping me anglezin. Ide e keqe. “Kam shkuar vetëm një herë dhe nuk e mbaj mend si një përvojë të lumtur, kam blerë tre gjëra: një këmishë, një xhaketë dhe një xhup.

“Shkoj te shitësja për të paguar dhe ajo më thotë ’25 mijë euro janë’. Dhe mendova ‘mut, do ta vesh xhaketën maksimumi dy-tri herë në jetë!'”. Në fund të fundit, një gabim i brazilianit, i cili duhet ta dinte se çdo gjë me markë Beckham… kushton më shumë.

I INJORUAR

Por Cicinho, kur flet për Real Madrid-in, ka pak një shije të hidhur. Normale, duke qenë se eksperienca e tij atje nuk shkoi ashtu siç priste. Faji… rivali i tij për vendin e mbrojtësit të krahut, Salgado.

I cili nuk e ka pranuar asnjëherë prezencën e brazilianit, nisur nga ajo që thotë ish-romanisti. “Kur u largua Roberto Carlos, unë isha titullari. Ramos ishte qendërmbrojtës dhe ndonjëherë luante mbrojtës krahu dhe Salgado ishte opsioni i tretë.

“Dhe më pas Casillas ia dha vendin e tij si zv/kapiten në mënyrë që të mund të luante”. Dhe gjithashtu në marrëdhëniet personale, gjërat nuk shkonin mirë.

“Salgado i përshëndeste të gjithë në dhomat e zhveshjes, por kur erdhi puna tek unë, ai më injoroi. Dhe në atë moment unë gjithmonë bëja sikur lidhja këpucët”. Sigurisht që nuk është mënyra më e mirë për të krijuar një grup të fortë dhe të bashkuar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit