Cila është ëndrra e fundit e trajnerit Mourinho? U zbulua këtë javë

18 Tetor 2024
16:01
Telesport
back button

Jose Mourinho nuk ka asnjë peng në karrierë, sepse i ka fituar të gjitha. Në rolin e trajnerit të klubeve, atij nuk i mungon asgjë, por në aspektin e kombëtareve, ndoshta edhe po.

61-vjeçari ka rrëfyer “ëndrrën” e tij sapo të largohet nga futbolli.

“Kur ishte te Real Madrid, mbaj mend një deklaratë të tij gjatë. Jose e pranoi se gjëja e fundit që do të donte të bënte në karrierën e tij si trajner është që të marrë drejtimin e kombëtares së Portugalisë”. Kështu mendon Lebouef, i cili ka dhënë një sinjal për të ardhmen e teknikut portugez.

“Kam patur mundësinë të shkoja dy herë te Portugalia, por ato oferta nuk erdhën në kohën e duhur për mua. Isha emocional kur e refuzova ofertën e fundit, sepse vendosa të vijoja te Roma dhe mbase gabova”, ka thënë vetë Mourinho.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit