I nënshkruar dhe i shpallur tashmë nga Tottenham korrikun e kaluar, anësori koreano-jugor Min-Hyeok Yang (18 vjeç) duhet të kishte mbërritur në Londër në janar, por siç mësojmë nga transmetuesi i Channel Sky Sports UK, ai tashmë ka arritur ne Londer para kohe duke u bashkuar me shokët e Tottenhamit në orët e fundit, gati një muaj përpara.
I blerë verën e kaluar nga Gangwon, mesfushori sulmues i lindur në vitin 2006 dhe bashkatdhetari i Heung-Min Son, 14 vjet më i madh se ai dhe me të cilin do ta gjejë veten duke ndarë dhomën e zhveshjes së Spurs, u përball me një fluturim 14 orësh dhe të hënën në mëngjes ai më në fund mbërriti në kryeqytetin anglez.
Para se të hipte në avion, Yang bëri disa deklarata për mediat e pranishme në Aeroportin Ndërkombëtar Incheon, në Seul, kryeqyteti i Koresë së Jugut: “Jam i emocionuar, do të ishte një nder të luaja me Son dhe do të isha mirënjohës për këtë mundësi.
Dua te jem në gjendje t’u tregoj njerëzve se çfarë mund te bej, ndoshta me një gol ose një asistim pa mbaruar ky sezon”.