City, Aguero nën akuzë për gjestin ndaj arbitres (Video)

18 Tetor 2020
12:08
Denis Hakanaj
back button

Manchester City ka marrë një fitore speciale kundër Arsenal-it të ish-ndihmësit të tij Arteta-s. Megjithatë, nuk ka qenë vetëm rezultati në fushë në qendër të vëmendjes, por edhe një episod që ka patur për protagonist Sergio Aguero-n.

Argjentinasi, pas një vendimi të arbitrit i është afruar anësores dhe ka befasuar telespektatorët me gjestin e tij. Aguero ka diskutuar në fillimin me arbitren dhe më pas i ka vënë dorën mbi shpatulla.

Një gjest që është refuzuar nga asistentja që ia ka hequr dorën lojtarit. Episodi nuk i ka shpëtuar kamerave aq sa në fundin e ndeshjes mediat kanë pyetur Guardiola-n që ta komentonte.

Trajneri i City-t ka dalë në mbrojtje të lojtarit: “Nuk duhet të kapemi pas gjërave të tilla. Sergio është një nga njerëzit më të ndershëm që njoh. Të mos kërkojmë polemika aty ku nuk ka asnjë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit