City befason Real-in, nis kontaktet me klubin dhe menaxherin e super yllit

27 Dhjetor 2021
12:13
Denis Hakanaj
back button

Duket se do të jenë Real Madrid dhe Manchester City dy klubet e mëdha të Europës që do të sfidohen për Erling Haaland.

Norvegjezi nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për të luajtur në Santiago Bernabeu me Los Blancos,  që e kanë vënë në krye të listës së dëshirave për verën e ardhshme, por nuk do të ishte as kundër një transferimi në Premier League te Manchester City i Guardiola-s.

Sipas Sport,  klubi anglez duhet të marrë një sulmues me peshë pas largimit të Aguero-s dhe atij të Ferran Torres dhe pqër këtë arsye ka nisur kontaktet që tani me Borussia Dortmund dhe me Mino Raiola-n, menaxherin e lojtarit, me synimin për të djegur konkurrencën e madrilenëve dhe për të siguruar një nga sulmuesit më të fortë në qarkullim.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit