City bën detyrën ndaj Newcastle, Bernardo Silva i dhuron gjysmëfinalen ekipit të Guardiola-s (Video)

16 Mars 2024
20:25
Denis Hakanaj
back button

Manchester City ka mundur 2-0 Newcastle dhe është kualifikuar për në fazën gjysmëfinale të FA Cup.

Skuadra e Pep Guardiola-s ka siguruar kualifikimin në 31 minutat e para të ndeshjes së luajtur në Etihad Stadium.

31 minuta që kanë pasur për protagonist Bernardo Silva-n. Portugezi, në fakt, ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 13-të dhe ka dyfishuar avantazhin në të 31-ën.

Një fitore kjo që e mban skuadrën e Pep Guardiola në garë për të realizuar Triplete-n e radhës.

Citizens, në fakt, janë në garë për titullin në Premier League, Champions League dhe për Fa Cup.

Shorti i Champions League nuk ka qenë shumë i mëshirshëm për kampionët e Anglisë, të cilët do të përballen në çerekfinale me Real Madrid-in e Bellingham me shokë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit