City dhe Liverpool sfidohen për 80 milionëshin e Serisë A

22 Tetor 2024
15:00
Denis Hakanaj
back button

Liverpool dhe Manchester City kanë vënë në shënjestër yllin e Interit, Nicolo Barella.

Sipas Sport, Liverpool dhe City duan ta marrin 27-vjeçarin italian në Angli verën e ardhshme.

Barella ka një marrëveshje me Interin deri në vitin 2029 dhe ai ka deklaruar se është i lumtur në Milano.

Megjithatë, duket se Interi do të ishte i gatshëm ta shiste lojtarin duke nisur nga një çmim fillestar prej 80 milionë euro.

Në Itali, Barella konsiderohet si lojtari më i talentuar i kombëtares.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit