City e mbyll me humbje, Xhaka me dygolësh historik, skuadra e mrekullisë bie nga kategoria

28 Maj 2023
19:31
Denis Hakanaj
back button

Ka ulur siparin sezoni 2022/23 i Premier League me ndeshjet e javës së fundit që janë zhvilluar pasditen e sotme dhe surprizat nuk kanë munguar.

Surpriza e parë ka qenë humbja e pësuar nga kampionët e Manchester City-t 1-0 në fushën e Brentford-it, me këta të fundit që kanë qenë një nga surprizat e këtij sezoni në Premier, duke e mbyllur kampionatin në vendin e nëntë.

ARSENAL-WOLVES – GOLI I PARE I XHAKES – VIDEO

Goleadë për Arsenal-in e vendit të dytë, që ka mundur 5-0 në shtëpi skuadrën e Wolves. Protagonisti i ndeshjes ka qenë Granit Xhaka, autor i një dygolëshi, i pari për të që kur vesh fanellën e Arsenal-it.

ARSENAL-WOLVES – GOLI I DYTE I XHAKES – VIDEO

Fitore 2-1 për United ndaj Fulham-it. Barazim i çmendur 4-4 mes Southampton dhe Liverpool-it. Shenjtroët, që kanë rënë nga kategoria, ka qenë duke fituar 4-2 deri në minutën e 72-të, por Gakpo dhe Jota kanë shpëtuar Të Kuqtë nga humbja.

Është mbyllur në barazim 1-1 sfida mes Chelsea-t dhe Newcastle, ndërsa Tottenham ka mundur 4-1 Leeds-in, me këta të fundit që do të luajnë në Championship sezonin e ardhshëm.

Bie nga kategoria edhe Leciester. Dhelprat, që në sezonin 2015/16 befasuan botën e futbollit duke fituar Premier League, kanë mundur 2-1 West Ham-in, por  fitorja 1-0 e Everton-it ndaj Bournemouth-it i ka dënuar me rënie në Championship.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit