City fiton titullin me 3 gola në 5 minuta, përmbysje e çmendur ndaj Villa-s (Pamjet)

22 Maj 2022
18:57
Denis Hakanaj
back button

Manchester City është kampion i Anglisë! Skuadra e Pep Guardiola ka fituar titullin e radhës në Premier League pas një fitoreje të çmendur të arritur në javën e fundit të kampionatit kundër Aston Villa-s.

Në fakt, skuadra e Steven Gerrard ka qenë në avantazh të dy golave deri në minutën e 69-të pas realizimeve nga Cash në minutën e 37-të dhe Coutinho-s, ish-yll i Liverpool-it, në të 69-të.

MANCHESTER CITY-ASTON VILLA 3-2

Duket se ka qenë pikërisht goli i dytë i pësuar që ka zgjuar Qytetarët, që kanë arritur të ngushtojnë rezultatin, ta barazojnë atë dhe ta përmbysin në harkun e pesë minutave.

Gundogan ka ngushtuar diferencat në minutën e 76-të, Rodri ka barazuar në të 78-ën dhe përsëri Gundogan ka realizuar golin e përmbysjes dhe atë që i ka dhuruar titullin City-t.

Fitore me përmbysje edhe për Liverpool-in, që ka mundur 3-1 në shtëpi Ëolves-in dhe e ka mbyllur kampionatin në vendin e dytë.

LIVERPOOL-WOLVES 3-1

Tottenham ka fituar garën për Champions-in kundër Arsenal-it, pasi ka marrë një fitore bindëse 5-0 në fushën e Norëich-it të vendit të fundit. Arsenal ka mundur 5-1 Everton-in, por do të duhet të ngushëllohet me Europa League.

NORWICH-TOTTENHAM 0-5

E ka mbyllur në mënyrën më të keqe të mundshme sezonin Manchester United, që është mundur 1-0 në fushën e Crystal Palace.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit