Erling Haaland dhe Manchester City nuk është një projekt i përkohshëm. Përkundrazi, sulmuesi do të shpërblehehet me një kontratë të majme në “Etihad Stadium”.
Mediat angleze raportojnë se City po përgatit kushte impresionuese për norvegjezin, një pagë prej 600 mijë eurosh në javë.
Kjo është paga më e lartë në historinë e Premier League, duke thyer rekordin e mëparshëm të mbajtur nga Kevin De Bruyne, 480 mijë euro në javë.
Haaland ka vetëm një “por”. Ai refuzon klauzolën që ka vendosur City për largimin e tij, e fiksuar në shifrën 170 mln euro. Sulmuesi do një klauzolë më të ulët ose ta heqë fare nga kontrata.