City mposht United me penallti, e nis sezonin me trofe (Video)

10 Gusht 2024
18:16
Denis Hakanaj
back button

Në Wembley të Londrës u zhvilluat ndeshja e Superkupës së Anglisë mes Manchester City-t dhe Manchester United, e fituar nga Cititzens me penallti.

Pas një pjese të parë të mbyllur në barazim pa gola, skuadra e Ten Hag ka kaluar në avantazh me një gol të mrekullueshëm të Bruno Fernandes në minutën e 54-t.

MAN CITY-MAN UNITED – GOLI I ANULUAR I FERNANDES – VIDEO

Megjithatë, festa e Djajve të Kuq nuk ka zgjatur shumë pasi goli është anuluar për pozicion jashtë loje.

United ka shkuar pranë golit edhe në minutën e 75-të, kur Rashfrd ka shpërdoruar një mundësi të artë duke goditur shtyllën nga një pozicion shumë i favorshëm.

MAN CITY-MAN UNITED – RASTI I HUMBUR NGA RASHFORD – VIDEO

Djajtë e Kuq kanë arritur të gjejnë golin në minutën e 82-të me Garnacho-n, i cili ka dërguar topin në rrjetë pas një aksioni të bukur individual.

MAN CITY-MAN UNITED – GOLI I GARNACHO – VIDEO

Pas shtatë minutash ka ardhur kundërpërgjigjja e City-t, me ekipin e  Guardiola-s që ka arritur të barazojë ndeshjen me një gol me kokë të Bernardo Silva-s.

MAN CITY-MAN UNITED – GOLI I BERNARDO SILVA – VIDEO

Lotaria e penalltive është fituar 7-6 nga City, me gabimet e Sancho dhe Evans që kanë ndëshkuar United.

PENALLTIA E HAALAND – VIDEO

Lajme të tjera

Lajmet e fundit