City mposht Wolves me “poker”, 8 lojtarë shkruajnë historinë e Premier League (Video)

2 Mars 2021
23:01
Denis Hakanaj
back button

Manchester City ka mundur 4-1 Wolves në javën e 29-të të Premier League dhe tani kryeson përkohësisht renditjen e kampionatit me një avantazh prej 15 pikësh.

Një ecuri e frikshme nga lojtarët e Pep Guardiola, që kanë fituar 21 ndeshjet e fundit të luajtura në të gjitha kompeticionet.

Sfida luajtur në Etihad ka nisur me një rekord. Në ndeshjen e mbrëmjes së stome, në fakt, ka patur më shumë lojtarë portugezë në formacionet titullare (8) se në çdo ndeshjet tjetër të luajtur në historinë e Premier League.

Një autogol i Dendocker ka zhbllokuar takimin në minutën e 15-të, por miqtë janë kundërpërgjigjur në të 61-ën duke barazuar me Coday. Një gol i rralë ky, duke parë se ka qenë i pari në kampionatin anglez për qendërmbrojtësin 28-vjeçar, në ndeshjen e tij numër 103 në Premier.

City ka arritur t’i sigurojë tri pikët me tre golat e shënuar në 13 minutat e fundit nga Gabriel Jesus (80′, 93′) dhe Mahrez (90′).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit