Pep Guardiola duket se i ka kërkuar klubit të bëjë tri blerje në merkaton e janarit pas periudhës së vështirë që po kalon City në të gjitha kompeticionet.
Katër herë kampionët radhazi të Premier League kanë marrë pesë humbje dhe një barazim në gjashtë ndeshjet e fundit të luajtura në të gjitha kompeticionet, duke pësuar 17 gola.
Tani, sipas Fichajes.net, Guardiola ka kërkuar të përforcojë tre reparte në janar.
Ai ka kërkuar blerjen e Martin Zubimendi nga Real Sociedad, Florian Wirtz nga Leverkusen dhe Maximiliano Araujo nga Sporting.
Zubimendi konsiderohet si zëvendësuesi ideal i Rodri-t, i cili ka mbyllur sezonin para kohe për shkak dëmtimi.
Wirtz do të zëvendësonte De Bruynë në të ardhmen, ndërsa Araujo do të ofronte opsione në krahun e majtë të mbrojtjes dhe sulmit.