Clasico: Courtois zbulon lojtarin që bën diferencën te Barça këtë sezon

19 Mars 2023
10:28
Denis Hakanaj
back button

Real Madrid-i përballet me detyrën e vështirë për të kërkuar të çarë mbrojtjen e Barcelona-s këtë të diel. Përpara El Clasico, skuadra e Xavi Hernandez ka pësuar vetëm tetë gola në La Liga këtë sezon, me vetëm një prej tyre në Spotify Camp Nou.

Për këtë arsye, Thibaut Courtois do të duhet të jetë në maksimumin e formës së tij nëse skuadra e Carlo Ancelottit dëshiron të largohet nga Katalonja me tri pikë vendimtare në garën për titullin e La Liga-s.

Courtois ka qenë në formë të mirë kohët e fundit, pasi ka pësuar vetëm dy gola në shtatë ndeshjet e tij të fundit në kampionat, megjithëse ai është lënë në hije nga homologu i tij te Barcelona. Përpara El Clasico, lojtari belg i ka bërë shumë komplimente Marc-Andre Ter Stegen, sipas Sport.

“Unë nuk mendoj se ai është përmirësuar, sepse Ter Stegen ka qenë gjithmonë një portier i madh. Ndonjëherë ka momente të vështira në karrierën e një lojtari dhe mund të pësosh një gol të pafat, por asgjë nuk ka ndryshuar. Ajo që po ndodh tani është se tani gjërat po shkojnë mirë dhe një portier me vetëbesim rritet edhe më shumë.

“Këtë sezon, Barça ka një bazë shumë të mirë mbrojtëse dhe shanset e pakta që krijojnë kundërshtarët ndalen nga Ter Stegen. Kanë fituar shumë herë 1-0 dhe po të mos ishte ai, janë ndeshje që do të kishin përfunduar në barazim.

“Barcelona që kryeson renditjen e kampionatit me nëntë pikë është për shkak të meritës së tij. I uroj atij më të mirën, por të dielën shpresoj që ai të mos jetë shumë në formë”.

Ter Stegen do të shpresojë të regjistrojë një tjetër ndeshje pa pësuar gol ndaj Real Madrid, që do ta shihte atë të arrinte në 20 ndeshje të La Liga-s pa nxjerrë topin nga rrjeta, duke barazuar rekordet e dy të mëdhenjve të Barcelona-s.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit