Claudio Bravo, gati ta ndihmojë Barcelonën: Nëse më duan, jam gati të kthehem nga “pensioni”

23 Shtator 2024
15:17
Alfred Lleshi
back button

Më 27 gusht 2024 njoftoi tërheqjen e tij nga skena konkurruese, në moshën 41-vjeçare, por Claudio Bravo mund të ndryshojë mendje. Gjithçka për dashurinë ndaj Barcelonës.

Lëndimi i rëndë i Ter Stegen kundër Villarrealit do ta privojë skuadrën e Flick nga portieri gjerman deri në prill 2025. Një goditje e madhe, të cilën ish-portieri kilian thotë se është gati ta kompensojë.

Do të ishte një rikthim i bujshëm, 8 vite pas ndarjes me katalanasit (për t’iu bashkuar Manchester City). Kujtojmë se Claudio Bravo luajti te “qytetarët”, para periudhës së tij 4-vjeçare me Betis.

Portieri veteran tha se ishte i gatshëm të kthehej në klubin blaugrana, të hiuqte dorë nga “pensionimi”, në rast të një telefonate nga presidenti Joan Laporta: “Nëse Barcelona më dëshiron, do të jem gati të kthehem në fushë, edhe pas njoftimit të tërheqjes nga futbolli i luajtur”.

Emri i Claudio Bravo mbahet ende mend nga tifozët e Barcelonës, të cilët patën mundësinë të dëshmojnë pritjet e tij nga viti 2014 deri në vitin 2016, periudhë në të cilën alternohej me Ter Stegen në La Liga (ku ishte kiliani dilte në fushë) dhe garave të tjera (të rezervuara për gjermanin).

Me blaugrana-t, Claudio Bravo fitoi “tripletën” në sezonin 2014-2015, më pas fitoi një tjetër La Liga, një Kupë Mbreti dhe Superkupë Spanjolle. Eksperiencën e tij me katalanasit e mbylli me 44 gola të pësuar në 75 ndeshje, në të cilat arriti ta ruante portën e pastër në 43 raste.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit