Claudio Bravo zbulon prapaskenat: Barcelona funksionon dhe punon si një ekip i vogël

24 Gusht 2024
10:22
Alfred Lleshi
back button

“Barça punon si një ekip i vogël”. Kjo ishte përgjigja e Claudio Bravo, kur u pyet në programin “El Legado” për dallimet që vuri re kur kaloi nga “ushtar” në klubin Blaugrana te klubet e tjera si “senator”.

Pavarësisht se siguroi se entiteti katalanas është “gjigant i mbarë botës”, amerikano-jugori tha se “në brendësi është shumë i vogël. Gjithmonë shihni të njëjtat fytyra, ka pak njerëz: lojtarë, staf, tre ose katër roje, një kuzhinier dhe pak më shumë”.

Një fakt që sipas ish-portierit blaugrana bie tërësisht në kontrast me funksionimin e Manchester City, fjala vjen. “Manchester City është një klub gjigant nga brenda, për sa iu përket burimeve të pakufizuara: njerëz në pishinë, në dhomat e zhveshjes, në zonën mjekësore… Atje nuk kursehen në burime apo personel në mënyrë që futbollisti të zhvillohet në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të mos shqetësohet për asgjë absolutisht”, – tha kiliani për filozofinë e klubit britanik.

Portieri ishte te Barcelona nga viti 2014 deri më 2016, pastaj nënshkroi me Manchester City, ku luajti 4 sezone.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit