Cleveland fiton sfidën e kreut me Boston, Houston mund Oklahoma, triumfojnë Lakers e Clippers

2 Dhjetor 2024
8:19
Telesport
back button

Ndeshjet e radhës në NBA kanë dhuruar spektakël, siç është fitorja 115-111 e kryesuesve të Cleveland ndaj kampionëve në fuqi të Boston. Ndeshje me rivalitet deri në fund, ku për Cavaliers shkëlqeu Donovan Mitchell me 35 pikë, duke i bërë të pavlefshme 33 pkët e Tatum për Celtics.

Në kahun tjetër të NBA, Houston mundi 119-116 Oklahoma dhe tashmë të dyja ekipet kryesojnë renditjen në Perëndim. Fred van Vleet me 38 pikë ishte lider për Houston. Fitore në sekondën e fundit korri ekipi i Lakers, që mundi 105-104 Utah Jazz. Dyshja Davis-James realizoi 60 pikë së bashku.

Fitore të rëndësishme korri skuadra e Clippers, që mundi 126-122 Denver, një përballje mes dy ekipesh pretendente. James Harden me 39 pikë e 11 asist bëri diferencën në fushë. Jashtë fushe fiton skuadra e Dallas, që triumfoi 137-131 ndaj Portland falë 36 pikëve e 13 asist të Luka Doncic.

NBA-Rezultatet e sotme

Memphis – Indiana, 136-121

Brooklyn – Orlando, 92-100

Toronto – Miami, 119-116

New York – New Orleans, 118-85

Cleveland – Boston, 115-111

Houston – Oklahoma, 119-116

Utah Jazz – Lakers, 104-105

Sacramento – San Antonio, 125-127

Portland – Dallas, 131-137

Clippers – Denver, 126-122

Lajme të tjera

Lajmet e fundit