Clippers mundin Phoenix dhe rihapin betejën në Perëndim

25 Qershor 2021
8:12
Telesport
back button

Clippers fitojnë 106-92 ndaj Phoenix në ndeshjen e tretë gjysmëfinale play off, duke rihapur betejën për titullin në Konferencën e Perëndimit. Tashmë Pheonix udhëheqin 2-1 me ndeshje.

Takim i dominuar nga vendasit, që edhe pse pa Leonard, i dëmtuar, patën epërsi në fushë. Paul George realizoi 27 pikë e 15 rebound, mbështetur edhe nga Jackson me 23 pikë.

Te Phoenix mungoi lojtari lider, duke mos dhënë atë që pritej në parket. Edhe ndeshja e katërt do të luhet në fushën e Clippers.

Konferenca e Lindjes – Finale Play off

Milwaukee – Atlanta, (0-1)

Konferenca e Perëndimit –Finale Play off

Phoenix – Clippers, 92-106 (2-1)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit