Skuadra e Clippers fitoi sot 112-104 ndaj Golden State, duke i shkaktuar ekipit të Warriors humbjen e parë sezonale. Ndeshje mjaft e mirë e Ivica Zubac, që realizoi 23 pikë e 18 rebound për Clippers, mbështetur edhe nga Harden me 23 pikë e 11 asist. Wiggins realizoi 29 pikë për Golden State, por që s’mjaftuan.
Tjetër humbje për Milwaukee, që u mund 115-102 nga Brooklyn. Antetokounmpo e mbylli me 22 pikë e 21 rebound, të pamjaftueshme, ndërkophë që dyshja Tjhomas-Schroder për Nets ralizoi 61 pikë.
I pamposhtur mbetet ekipi i Oklahomës, që kryeson në Perëndim me 3 fitore, po aq sa edhe Lakers. Ekipi i Oklahomës mundi 128-104 Atlanta, me të zakonshmin Alexander Shai protagonist, autor i 35 pikëve, mbështetur edhe nga Holmgren me 25 pikë.
Në ndeshjet e tjera, Philadelphia korri fitoren e parë, duke mundur 118-114 Indiana jashtë fushe. Për miqtë u dallua Tyrese Maxey me 45 pikë. Pa probleme fiton edhe skuadra e Portland, që mundi 125-103 New Orleans, sfidë ku diferencën e bënë Grant me 28 pikë e Simons me 27 pikë.
NBA-Rezultatet e sotme
Indiana – Philadelphia, 114-118
Portland – New Orleans, 125-103
Brooklyn – Milwaukee, 115-102
Oklahoma – Atlanta, 128-104
Golden State – Clippers, 104-112