Cluj shpallet kampione e Rumanisë, por çfarë kaosi! Federata shpik format të ri 3 orë përpara ndeshjes

4 Gusht 2020
12:11
Telesport
back button

Cluj u diplomua kampion i Rumanisë për të tretin vit radhazi. Por ajo që ndodhi të hënën është vërtet e pabesueshme: Federata e Futbollit, duke ndryshuar formatin e garës tre orë para fillimit të ndeshjes, njoftoi se ndeshja kundër Craiova (2 pikë pas) do të ishte vendimtare për caktimin e titullit.

Campionii României suntem noi! 🚂Vă mulțumim tuturor pentru susținere și mesaje! ❤️Acest trofeu este și al vostru! 🏆

Gepostet von Fotbal Club CFR 1907 CLUJ-NAPOCA am Montag, 3. August 2020

Një finale e vërtetë, e cila u bë e domosdoshme sepse skadonte afati për t’i komunikuar UEFA-s ekipin që do të luante Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Ndeshja përfundoi 3-1 për Cluj, i cili zbriti në fushë pa trajnerin Petrescu, në izolim për shkak të koronavirusit.

❤️❤️❤️

Gepostet von Fotbal Club CFR 1907 CLUJ-NAPOCA am Montag, 3. August 2020

Botosani, i katërti në renditje, u kualifikua në Europa League së bashku me Craiova, pasi Astra Giurgiu (i treti) nuk e ka stadiumin në përputhje me ligjin.

 

Në Europa League do të jetë edhe FCSB, ish-Steaua Bukuresht, që fitoi Kupën e Rumanisë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit