Çmendet Icardi, blen makinën më të shtrenjtë në botë

6 Shtator 2023
14:50
Denis Hakanaj
back button

Mauro Icardi vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, edhe kryesisht për gjëra që nuk kanë lidhje me fushën e futbollit. Sipas L’Equipe, sulmuesi i Galatasaray ka blerë kohët e fundit makinën më të shtrenjtë në botë.

Bëhet fjalë për një Rolls Royce Boat Tail e shpërndarë në version shumë të limituar (ekzistojnë vetëm 3 të tilla) dhe njëra prej këtyre modele tani zotërohet nga argjentinasi.

Kostoja e mjetit luksoz është rreth 26 milionë euro dhe, sipas burimit, pronarët e dy makinave të tjera unike në qarkullim janë disa super yje me para për të shpenzuar.

Bëhet fjalë për çiftin Jay-Z dhe Beyonce, ndërsa tjetra është në pronësi të një sipërmarrësi të njohur. Makina ka një motot V12 me 6.75 litra dhe me dy turbina.

Fuqia: nga 563 në 600 kuaj. Në makinë janë montuar dyer prej druri natyral, poshtë të cilëve ka ndarje me shumë aksesore për piknik dhe një frigorifer.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit