Çmendet lojtari i Ajax-it, grushti ndaj tifozit bëhet viral (Video)

29 Maj 2023
15:23
Denis Hakanaj
back button

Shpërthejnë polemikat në Holandë pasi një video që u bë virale tregon lojtarin e Ajax-it, Steven Berghuis duke goditur me grusht një tifoz të Twente.

Pas humbjes së ekipit të tij, pikërisht ndaj Twentes, holandezi i Ajax-it u kap nga kamerat teksa godiste një tifoz jashtë stadiumit De Grolsch Veste.

Sipas thashethemeve të para, tifozi ka bërë komente raciste ndaj shokut të skuadrës së Berghuis, Brian Brobbey, me të parin që e mbrojti atë.

Sigurimi më pas largoi lojtarin që bëri gjestin e dhunshëm, duke e ngjitur në autobusin e ekipit.

Tensioni në ato momente ishte i madh duke qenë se ndeshja, e cila përfundoi 3-1 në favor të Twente, mbylli edicionin 2022/23 të kampionatit holandez duke e lënë Ajax-in, i treti pas Feyenoord dhe PSV, jashtë Champions League, por madje duhet të luajë në play-off-et e Europa League verën e ardhshme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit