Çmendet merkato, dy ekipet e Manchester, Arsenal e Bayern në sulm për talentin 21-vjeçar të PSG

17 Qershor 2024
10:34
Telesport
back button

Manchester City, Manchester United dhe Arsenal janë ndër klubet që kanë kontaktuar me Paris Saint-Germain për nënshkrimin e holandezit Xavi Simons. Lajmin e ka konfirmuar sot e përditshmja spanjollje “L’Equipe”.

Përveç tri skuadrave angleze, në garë është edhe Bayern Munich, që gjithashtu thuhet se është i interesuar për 21-vjeçarin. Gjithsesi, nuk ka për të qenë e lehtë pasi PSG nuk po planifikon ta shesë sulmuesin këtë verë.

Sipas mediave franceze, PSG synon ta huazojë sërish lojtarin, që sezonin e fundit luajti me Leipzig, ku realizoi 10 gola në 43 ndeshje në total. Një mesfushor me tipare sulmuese që pritet të jetë e ardhmja e futbollit holandez.

Sezonin e fundit, Simons realizoi gjithashtue dhe 15 asist, një talent që ka tërhequr mjaft skuadra “big” në Europë nga pas. Lojtari ka një kontratë deri në vitin 2027 me PSG, që e lë në huazim për të fituar më shumë përvojë.

Kostoja e Xavi Simons shkon në rreth 80 milionë euro dhe skuadra e interesuara i kanë mundësit financioare për ta paguar. Gjithsesi, PSG duket se ka plane të tjëra, për ta integruar pas një viti mesfushorin në ekipin e parë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit