Çmendet PSG, gati 180 milionë euro për zbulimin e Serisë A

18 Mars 2023
18:11
Denis Hakanaj
back button

Sezoni i parë i Khvicha Kvaratskhelia në Napoli po tërheq një mori skuadrash të interesuara përpara sesionit të ardhshëm të merkatos së verës.

Gjeorgjiani është në fakt gjithnjë e më shumë në qendër të vëmendjes së klubeve të mëdha europiane. Sipas asaj që raportohet nga portali francez 10sport, PSG do të kishte përfshirë gjeorgjianin në objektivat e tyre të merkatos.

Skuadra franceze, për të kënaqur kërkesat e Napolit, mund të shkojë deri në shumën e pabesueshme prej 180 milionë eurosh. Një shitje që do t’i lejonte klubit blu të bënte një nga fitimet kapitale më të bujshme në historinë e futbollit.

Kvaratskhelia, në fakt, u transferua te Napoli vetëm një vit më parë për rreth 10 milionë euro. Ka edhe interesim nga klube të tjera të mëdha europiane për gjeorgjianin, i cili tashmë ka shënuar 13 gola dhe ka dhënë 15 asiste këtë sezon.

Falë paraqitjeve të jashtëzakonshme të gjeorgjianit dhe shokut të tij të skuadrës, Victor Osimhen, Axurrët mund të kthehen të triumfojnë në Serinë A pas një agjërimi që zgjat prej 33 vitesh.

Gjithashtu, Rrahmani me shokë po shkëlqejnë edhe në Champions League, ku për herë të parë në historinë e klubi kanë arritur të kualifikohen në fazën e çerekfinaleve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit