ÇMENDURI: Mike Tyson rikthehet në ring, konfirmohet kundërshtari i tij

23 Korrik 2020
19:09
Eraldo Harlicaj
back button

Mike Tyson do të rikthehet në ringun e boksit dhe pas shumë muajve stërvitje do të vijë dhe ndeshja e parë. Legjenda e boksit ka zgjedhur kundërshtarin e tij dhe do të ndeshet me Roy Jones Jr. Pritej që të ishte Evander Holyfield, por nuk do të ndodhë kështu.

54-vjeçari do të ketë si kundërshtar më 12 shtator 51-vjeçarin Jones Jr. Ndeshja e boksit do të jetë me 8 raunde dhe pritet të ketë një shikueshmëri të jashtëzakonshme. Sfida mes dy boksierëve do të zhvillohet në Kalifornia dhe do të jetë një event madhështor.

Pritet që të ketë dhe një pjesëmarrje këngëtarësh me famë botërore si Snoop, Lil Wayne, Future, The Weeknd, Pitbull, Marshmello dhe audienca do të jetë e sigurt. Mike “The Iron” Tyson po e pret me padurim ngjitjen në ring.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit