Çmenduri në Cagliari-Sampdoria, Nainggolan me shokë përmbysin në të 96-ën

2 Dhjetor 2019
22:53
back button

Ndeshja e së hënës në Serie A ka qenë një çmenduri e vërtetë. Cagliari ka fituar 4-3 ndaj Sampdoria-s në thrillerin e javës së 14-të të kampionatit italian.

Ishte Quagliarella ai që kaloi të tijtë në avantazh përpara se Ramirez të dyfishonte rezultatin pas pushimit. Nainggolan ka ngushtuar diferencën për vendasit me një gol të bukur nga distanca.

Quagliarella ka shënuar golin e tretë për miqtë dhe u duk sikur ndeshja do të përfundonte me një fitore të rëndësishme për vizitorët, por nuk ka ndodhur kështu.

Joao Pedro ka barazuar rezultatin me dy gola në dy minuta dhe në kohën shtesë Cerri ka shënuar golin e fitores për vendasit, pikërisht në të 97-ën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit