ÇMENDURI NGA CITY: Gati 100 mln euro për futbollistin e Atletico Madrid!

14 Shtator 2020
15:38
Eraldo Harlicaj
back button

Pjesë e Atletico Madrid prej vitit 2013, kur ishte shumë i ri, Jose Maria Gimenez është padiskutim një ndër mbrojtësit më të dalluar në botë dhe ndër më të kërkuarit, aq sa sipas “AS”, Manchester City i Guardiola ka bërë një super ofertë për “colchoneros”.

Pep Guardiola e pëlqen shumë dhe e cilëson si njeriun e duhur për t’i dhënë fund problemeve në defensivën e ekipit të tij.

Klubi anglez ka gati një ofertë prej 89 milion eurosh (+ 5 milion të tjera në formë bonusesh) për mbrojtësin 25-vjeçar. Operacioni do të kapte shifrën e 94 milion eurove në total, shifër që nuk e ka shpenzuar askush për një mbrojtës (Harry Maguire me 88 milion euro nga Leicester te Manchester United është më i shtrenjti).

Megjithatë, klauzola e tij prej 120 milion eurosh vazhdon të jetë e vlefshme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit