Supersfida e madhe e Premier League në “Etihad Stadium” ka dhuruar një pjesë të parë të çmendur për nga emocionet dhe ngjarjet që rodhën njëra-tjetrën. Sepse, gjithçka nisi me De Bruyne në tribunë si spektator, shkak i dëmtimit, dhe vazhdoi me golin e Haaland pas 8 minutash.
Erling Haaland barazon rekordin e Cristiano Ronaldos te Real Madrid për më pak ndeshje të nevojshme për të arritur 100 golat për top pesë ligat evropiane në shekullin e 21-të: 105 ndeshje iu deshën!
Por, pas golit të Haaland ishte Gundogan ai që nuk pati fati në goditje dënimi dhe u ndal nga shtylla që “u falënderua” nga portieri Raya. Pas asaj, në një goditje këndi erdhi lajmi tjetër i zymtë: Partey shtyn Rodrin që vendos këmbën keq dhe dëmton gjurin. i detyruar të zëvendësohet, në vend të tij Kovacic.
Ndeshja mer një tjetër rrjedhë kur një faull në mesfushë bën që Arsenali ta lëvizë topin më në krah dhe e nis aksionin që sjell golin e parë me “Gunners” për Calafiori, një goditje kros, me Ederson totalisht në “gjumë”.
Guardiola nuk mban dot nervat dhe me shqelm godet në stil karate stolin e tij, tepër i acaruar. Nuk do te mbaroje me kaq pjesa e pare. Ne fakt, ne fundin e saj, vjen edhe goli i permbysjes nga Arsenali ne goditje kendi: Gabriel! Por, ne fund te pjeses se pare Trossard del me karton te kuq dhe gjithe pjesa e dyte do te luhet me 10-te nga djemte e Arteta.