“Çmenduria” e Ronaldos, mban në dorë orën më të shtrenjtë në histori (detajet)

30 Qershor 2020
11:58
Alfred Lleshi
back button

Cristiano Ronaldo njihet si një yll me një personalitet më të madh se karriera futbollistike. Kjo shpesh reflektohet në shijet e tij për të gjitha gjërat e modës. Nga garazhi me dhjetëra makina luksoze e të personalizuara te koleksioni i orave të shtrenjta, të lara me ar dhe me gurë të çmuar. Mësohet se, veç të tjerash, 35-vjeçari portugez posedon edhe “Rolex”-in më të shtrenjtë në botë.

Sipas “The Sun”, Ronaldo mbante në dorë orën e bardhë prej ari, të markës në fjalë, gjatë ceremonisë së çmimeve “Dubai Globe Soccer”, në janar. Me emrin “Master Ice Rolex GMT”, ora e prodhuar ekskluzivisht për CR7 ka çmimin e 371.000 £. Ora e bardhë është prej ari 18 karatësh, me 30 diamantë të bardhë, gjithashtu!

 Rolex GMT Master Ice is covered in diamonds

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit