Çmim shumë i ekzagjeruar, Liverpool heq dorë nga blerja e bujshme!

1 Prill 2020
10:38
back button

Një nga lojtarët më të kërkuar në merkaton e verës pritet të jetë Jadon Sancho. Anglezi kërkohet shumë nga gjigantët e Premier League, që janë vënë në rresht për ta rikthyer talentin në ishull.

Manchester United, Chelsea dhe Liverpool janë ekipet më të interesuar, por duke nisur që nga sot, vetëm dy klube duket se kanë mbetur në garë. Kjo për arsyen sepse Liverpool ka hequr dorë nga gara për të transferuar Sanchon.

Kërkesat e Dortmund dhe çmimi i vendosur për anësorin rreth 130 milionë euro, kanë bërë që “The Reds” të heqin dorë përfundimisht, pasi sipas tyre ky çmim është i ekzagjeruar. Tashmë, vetëm Chelsea dhe United janë në garë për të siguruar shërbimet e djaloshit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit