Çmontoi Manchester City me “poker”, Amorim fiton “derbin” e parë ndaj Guardiola

6 Nëntor 2024
8:50
Telesport
back button

Një lamtumirë ëndrrash për Rúben Amorim, që në ndeshjen e fundit në Champions League si trajner i Sporting Lisbonë fitoi 4-1 ndaj Manchester City. Nga data 11 nëntor, ai do të jetë trajneri i ardhshëm i Manchester United, ndaj ky ishte si një derbi i fituar për të.

Nuk e imagjinoja një lamtumirë si kjo. Gjithçka dukej e shkruar, një ditë ku gjërat duhet të ndodhin në një mënyrë të caktuar. Nuk mund të kërkoja një lamtumirë tjetër”, u shpreh Ruben Amorim, që duket se do të sjellë shpresë në “Old Trafford”.

Nëse fitojmë, tifozët nuk duhet të mendojnë se ka ardhur Alex Ferguson i ri. Duhet punë”, tha Amorim, që fitoi kështu përballjen e tij të parë me Pep Guardiola, duke gjunjëzuar Manchester City.

Në fund, ai ka konfirmuar se sulmuesi actual i Sporting, Viktor Gyokeres, nuk do të vijë këtë sezon te “djajtë e kuq”. “Viktor është një lojtar i Sporting që ka bërë shumë për klubin. Ajo që duhet të bëjë Gyokeres është të përfundojë sezonin këtu”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit