Cobolli Gigli shuan ëndrrat e tifozëve dhe kritikon yllin e Juventus: I mungon ekuilibri edukativ

8 Janar 2022
17:15
Denis Hakanaj
back button

Giovanni Cobolli Gigli, ish-president i Juventus-it, nuk është i kënaqur me bardhezinjtë.

“Shpresoj akoma te vendi i katërt, por ekipet e tjera mbeten larg. Morata? Një djalë i mirë, por ka shumë ulje dhe ngritje”, ka thënë Gigli për 1 Football Club.

“Nuk besoj se Juventus do të bëjë merkato, nuk ka para. Më duket e vështirë që Juventus të bëjë më shumë se një blerje”.

Për rinovimin e Dybala – “Argjentinasi nuk po kalon një moment të mirë në aspektin fizik. Në të kaluarën i është dhënë kohë për të rikuperuar. Unë, si tifoz, do ta doja që të rinovonte sepse besoj se mund të japë akoma shumë. Si ‘president’ do t’i bëja vetes disa pyetje”.

Për Kean – “Besoj se e ka lënë pak veten pas dore. I mungon pak ekuilibri edukativ që një lojtar i madh duhet të ketë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit