“Çohu, bir ku**e, çohu! Ndali të bërtiturat si një mi”. Kamerat denoncojnë sherrin Ramos-Hakimi (video)

5 Nëntor 2020
12:54
Alfred Lleshi
back button

Ju kurrë nuk mund ta akuzoni Sergio Ramos si lojtar të ndrojtur, përkundrazi. Kapiteni i Real Madridit është kapur nga kamerat duke i hakërryer ish-shokut të skuadrës, Achraf Hakimi. Incidenti ndodhi gjatë fitores 3-2 të Realit ndaj Interit në Ligën e Kampionëve, të martën, kur Hakimi u rrëzua në zonën e të bardhëve dhe kërkoi penallti.

Kjo nuk u mor mirë nga kapiteni i Realit, Ramos, i cili menjëherë bëri të ditur pakënaqësinë e tij. “Çohu, bir ku**e, çohu! Ndali të bërtiturat si një mi”, – i tha Ramos mbrojtësit zikaltër, ndërsa përpiqej ta ngrinte Hakimi në këmbë.

Ramos, 34 vjeç, kishte shënuar golin e tij të 100-të për Real Madridin me kokë, për ta dërguar rezultatin në 2-0 për nikoqirët, para se Interi të luftonte dhe të shënonte dy herë. Sidoqoftë, përpjekja e Rodrygo, kur kishin mbetur 10 minuta nga fundi i ndeshjes, siguroi që tri pikët të shkonin në llogarinë e madridasve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit