Mesfushori i Anglisë, Cole Palmer, ka falënderuar ish-trajnerin e Chelseat, Mauricio Pochettino.
Palmer zhvilloi një sezon të parë të jashtëzakonshëm te Chelsea nën drejtimin e argjentinasit, i cili u detyrua të largohej në fund të sezonit.
Ai tha nga grumbullimi i Anglisë në Gjermani: “Po, u mërzita nga largimi i tij sepse ai më besoi dhe ne ndërtuam një marrëdhënie të mirë. Jo vetëm me të, por me të gjithë stafin e tij që ishte atje.
“Ai thjesht më dha mundësinë dhe lirinë dhe më tha ‘bëj atë që bën'”.
“Unë fola me disa nga njerëzit që kishin punuar me të, madje edhe lojtarë, dhe ata thanë se i pëlqente të punonte me lojtarë të rinj, kështu që mendova se ishte perfekte.
“Ai është ndoshta arsyeja kryesore që unë jam këtu sepse një trajner tjetër mund të mos më kishte dhënë atë liri dhe mundësi për të bërë atë që bëra te Chelsea.
“Sezoni shkoi shumë më mirë nga sa prisja.
“Natyrisht që besoja se çfarë mund të bëja gjithsesi, por nuk e mendoja se do të shkoja atje dhe do të kisha atë lloj ndikimi kaq shpejt”.