Colturi mbyll sezonin me vendin e 11-të në sllallomin gjigand, në finalet e Kupës së Botës

18 Mars 2024
9:41
Telesport
back button

Skiatorja kuqezi Lara Colturi ka mbyllur sezonin 2023-2024 në ski me një vend të 11-të në garën finale të slallomit gjigand, ku morën pjesë skiatoret më të mira. Një mbyllje e shkëlqyer e sezonit për skiatoren 17-vjeçare, në sezonin e saj të dytë në garat e Kupës së Botës.

Në këtë garë morën, finalet e Kupës së Botës zhvilluar në pistën austriake të Saalbach (Austri) pjesë skiatoret më të mira të kësaj disipline. Pas zbritjes së parë, Colturi dha kohën 1’11”48, ndërsa pas zbritjes së dytë ajo regjistroi kohën 1’11”92.

Si përfundim, me kohën e përgjithshme 2’23”40, ajo u klasifikua në vendin e 11-të, gati 3 skonda më shumë se fituesja Federica Brignone. Edhe në këtë garë, ashtu si një ditë më parë, Colturi ishte skiatorja më e re në moshë, duke treguar një paraqitje të mirë.

Colturi, lindur në Itali por me pasaportë shqiptare, po tregon se mund të rivalizojë me skiatoret më të mira në botë. Paraqitjet e saj këtë sezon kanë qenë shumë të mira, në rritje dhe shpesh ajo është renditur në “top-15” më të mirat. Vendi i 11-të arritur në garën e fundit lë premisa për rezultate më të mira sezonin tjetër.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit