Colturi rikthehet në pistë pas rrëzimit, renditet e 23-ta në garën e sllallomit në Soldeu

12 Shkurt 2024
12:17
Telesport
back button

Në pistën e Soldeu, në Andora, u zhvillua gara e radhës e Kupës së Botës për femra në ski, ajo e sllallomit. Ndryshe nga gara e parë në këtë pistë, ku u rrëzua në zbritjen e dytë, këtë herë skiatorja kuqezi Lara Colturi arriti ta përfundojë atë.

Colturi u klasifikua në vendin e 23-të pas dy zbritjeve. Në fillim ajo dha kohën 56”63, ndërsa në zbritjen e dytë dha kohën 55”15. Kështu, me kohën e përgjithshme 1’51”78 ajo u klasifikua në vendin e 23-të, duke grumbulluar 8 pikë.

Një paraqitje e mirë për skiatoren shqiptare, pas frikës që pësoi në garën e sllallomit gjigand një ditë më parë, ku u rrëzua. Këtë herë Colturi nuk rrezikoi, por bëri një garë brenda pritshmërisë së saj.

Ky është sezoni i dytë për 17-vjeçaren Lara Colturi në garat e Kupës së Botës, ku po bën një paraqitje shumë të mirë. Ajo ka arritur gjithnjë të kualifikohet për në zbritjen e dytë dhe të garojë me më të mirat.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit