Coman-Gnabry shiten nën vlerën e tregut, Bayern gati 75 mln euro për yllin e Serie A

30 Tetor 2024
16:42
Telesport
back button

Spastrimi te Bayern vijon në kapitullin e dytë, që nis në verë 2025. Kingsley Coman dhe Serge Gnabry do të shiten për shifra modeste (krahasuar me vlerën e tyre në treg).

Ndërkohë, talenti Mathys Tel do të huazohet në Premier League ose La Liga. Ky do të jetë një revolucion në ofensivën bavareze, aty ku disa lojtarë janë vërtet të konsumuar.

Objektivi i madh i Bayern për merkaton e verës sipas TZ është ylli i Napolit, Khvicha Kvaratskhelia. Që sezonin e kaluar, për të kanë pasur interes disa klub big në Europë.

Vlera e tij në treg llogaritet rreth 75 mln euro, shifër që Bayern është gati ta paguajë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit