Conceicao: Liverpool? Do të korrigjojmë gabimet e vitit të kaluar

15 Mars 2019
22:55
Denis Hakanaj
back button

Shorti i çerekfinaleve të Champions League nuk ka shkuar shumë mirë për Porto-n, që do të përballet me Liverpool-in, finalistja e sezonit të kaluar.

Këto dy ekipe janë përballur edhe në sezonin e kaluar dhe trajneri Conceicao i njeh mirë rreziqet që e presin: "Në momentin e duhur do të përgatitemi dhe do të korrigjojmë gabimet e bëra një vit më parë", ka thënë ai. 

"Ata janë të fortë individualisht dhe si grup. Në thelb, vetëm portieri ka ndryshuar nga viti i kaluar. Do të jenë dy ndeshje shumë të mira, ashtu si çerekfinalet e tjera". 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit