Conference League | Avancojnë Aston Villa dhe Fiorentina, Fenerbahce poshtërohet në Danimarkë! (VIDEO)

30 Nëntor 2023
23:46
Telesport
back button

Aston Villa ka triumfuar në Angli ndaj Legias së Ernest Muçit me rezultatin 2-1. Autori i golit të miqve ishte pikërisht Muçi, ku sulmuesi i kombëtares shqiptare realizoi një gol fantastik, por që nuk mjaftoi. Per Mucin sivjet jane 3 gola ne grupet e Europa League dhe te gjitha ndaj Aston Villa-s teksa jane 9 sezonale bashke me kampionat dhe eliminatoret e Europa League…

Me këtë rezultat, Aston Villa ka siguruar kualifikimin nga grupi, ndërsa Legia do të duhet të presë sfidën e fundit per te percaktuar fatin.

GOLAT E ASTON VILLA-LEGIA (VIDEO)

Nordsjaelland ka shpërfytyruar Fenerbahcen, duke e mposhtur me rezultatin e thellë tenistik 6-1 teksa ne sfiden tjeter te ketij grupi Ludogorets fitoi ne fushen e Spartak Trnava dhe tashme do te vendoset ne javen e fundit vendi i pare dhe i dyte mes tre ekipeve: Nordsjalleand, Fenerbahce dhe Ludogorets.

Fiorentina ka arritur të fitojë me vështirësi dhe me nje penallti e polemika 2-1 ndaj Genk, me italianët që triumfuan me rezultatin 2-1 dhe siguruan kualifikimin.

GOLAT E FIORENTINA-GENK (VIDEO)

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit