CONFERENCE LEAGUE | Ballkani barazon në Kazakistan dhe mban hapur shpresat e kualifikimit!

9 Nëntor 2023
21:30
Telesport
back button

Ballkani barazon në takimin e katërt të fazës së grupeve të Conference League, ndërsa nuk mundi të merrte më shumë se barazimi 0-0 në transfertë ndaj Astanës.

Pjesa e parë e takimit të luajtur në “Astana Arena” u shfaq e vakët, me rastet që ishin të pakta nga të dyja anët. Në fraksionin e dytë Ballkani u shfaq më kërkues dhe i shkoi në disa raste afër golit, por fati nuk ishte në anën e skuadrës së Ilir Dajës.

Në fund takimi u mbyll me porta të paprekura, me Astanën që pas ndeshjes së katërt renditet momentalisht në vend të dytë të Grupit C me katërt pikë, teksa Ballkani po me katër pikë qëndron aktualisht në vend të tretë, por mban gjallë shpresat e kualifkimit.

Plzen fitoi sërish ndaj Dinamos së Zagrebit, 1-0, në takimin e grupit C të Conference League. Rezultat që ka zhvendosur përkohësisht Ballkanin në vendin e tretë, ndërkohë që vulosi kualifikimin e skuadrës çeke.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit