Nate e hidhur per ekipet shqiptare ne Kupat e Europes. Pasi u eliminuan nga Champions League Ballkani, Struga dhe Egnatia, por edhe ekipi tjeter shqiptar i Malit te Zi nga Tuzi, Decic, por qe do te vazhdojne te gjitha rrugetimin ne Europe ne saje te formules, Tirana dhe Vllaznia i kane dhene lamtumiren perfundimtare Kupave te Europes. Nga Shqiperia kalon me tej vetem Partizani, qe u kualifikua ne turin e dyte te Conference League.
Skuadra bardheblu bie” në Elbasan Arena dhe eliminohet nga UEFA Conference League, me kryeqytetasit që u mposhtën 0-1 nga Torpedo Kutaisi. Barazimi 1-1 një javë më parë nuk mjaftoi për “bardheblutë”, të cilët në takimin e kthimit të vlefshëm për turin e parë kualifikues u ndëshkuan shumë shpejtë, me skuadrën nga Gjeorgjia që shënoi vetëm pas 3 minutash lojë me anë të Johnsen.
Në pjesën e dytë skuadra e Shkëmbit provoi gjithçka për gjithçka, por goli rezultoi një mision i pamundur dhe takimi u mbyll 0-1, me Tiranën që mbyll shpejtë aventurën europiane me rezultatin e përgjithshëm 1-2.
Edhe Vllaznia i ka dhënë lamtumirën pjesëmarrjes në Ligën e Konferencës për këtë edicion, teksa është mundur sot në ndeshjen e kthimit në shtëpinë e saj nga Valur me rezultatin e thellë 4-0.
Shkëndija e Tetovës u mposht me rezultatin 1-2 në duelin e kthimit ndaj armenëve të Noah, në duelin e vlefshëm për raundin e parë të Ligës së Konferencës, duke u eliminuar me rezultatin e përgjithshëm 1-4.
Në sfidën e parë tetovarët u mposhtën me rezultatin 0-2, ndërkohë që goli i sotëm i shënuar nga kapiteni pogradecar i kuqezinjve, Klisman Cake, vlen vetëm për statistikë, teksa në fund ishte skuadra armene e Erald Çinarit që festoi kualifikimin. Sulmuesi shkodran i transferua në këtë merkato vere te skuadra e Noahs u aktivizua në minutën e 59-të të sfidës. Pas kualifikimit, skuadra armene do të përballet në raundin e dytë me ekipin e Sliemas.
Me heret sot u eliminua edhe Llapi perballe Wisla Krakow, por rrugetimi i tyre do te vazhdoje ne Conference League gjithashtu.