CONFERENCE LEAGUE | Joao Felix udhëheq Chelsean në Greqi, poker edhe Fiorentina me super Ikone! Celje trondit me 5 gola (VIDEO)

24 Tetor 2024
21:50
Telesport
back button

Chelsea dhe Fiorentina fituan me “poker” ndeshjet e tyre të treta në Conference League. Skuadra e Marescas, me disa linja të dyta, mposhti grekët e Panathinaikosit me lehtësi të madhe teksa shënoi edhe Joao Felix dy herë duke u zhbllokuar pas 2 muajsh. Nuk mund të mungonte edhe goli i Nkunku. Edhe Modric gjithashtu gjeti rrjetën.

GOLI I FELIX 1 – VIDEO

GOLI I MUDRYK – VIDEO

GOLI I FELIX 2 – VIDEO

GOLI I NKUNKU – VIDEO

Fiorentina mposhti St Gallen me rezultatin 4-2 me një Ikone në version “Prime” me dy gola.

GOLI I IKONE – VIDEO

GOLI I GOSENS – VIDEO

Surpriza e sotme në Conference League ishte fitorja e Vikingurit ndaj Cercle Brugge me rezultatin 3-1 teksa edhe Borac Banja Luka e Bosnjes triumfoi në Qipro ndaj APOEL me rezultatin 0-1. Celje shkatërroi ekipin turk Istanbul Basaksehir me “manita” (5-1) kurse Djugarden u mund 1-2 në Suedi nga Guimares.

Hearts e pati të lehtë me Omonia Nicosia, kurse Jagiellonia mundi Petrocub me rezultatin 2-0. Fitore me 4 gola nga Shamrock ndaj Larne në Irlandën e Veriut.

Rapid Vjena mundi Noah me rezultatin 1-0.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit