CONFERENCE LEAGUE | Legia e Ernest Muçit kualifikohet dhe eliminon AZ Alkmaar! Avancojnë edhe Fenerbahce e Ludogorets

14 Dhjetor 2023
21:06
Telesport
back button

Këtë të enjte mbyllen të gjitha ndeshjet e fundit të fazës së grupeve të Conference League. Pasdite u luajtën tetë prej tyre, nga ku u mësuan edhe skuadrat që kalojnë në 1/8-at dhe ato që do luajën në raundin e 1/16-ave.

Legia bind me rezultatin 2-0 ndaj AZ Alkmaar dhe shkon në 1/16-at e Conference League. Golat për vendasit i shënuan Ribeiro në minutën e 34’ dhe Kramer në minutën e 81’. Teksa miqtë e mbyllën këtë sfidën me dhjetë lojtarë, pasi Martins Indi mori karton të kuq në minutën e 53’.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, Ernest Muçi e nisi këtë sfidë në rolin e titullarit dhe luajti deri në minutën e 87’. Legia e mbyllë fazën e grupeve me 9 pikë dhe renditet në vend të dytë të Grupit E, teksa AZ Alkmaar në vend të tretë me 6 pikë, duke dalë nga Europa.

Zrinjski-Aston Villa ndahen me barazimin 1-1 me golin që për vendasit e realizoi Malekinusic në minutën e 87’, teksa për miqtë shënoi Zaniolo në minutën e 61’.

Kështu Aston Villa shkon në 1/8-at e Conference Legaue si kryesuese e Grupit E me 13 pikë, teksa Zrinjski renditet në vend të fundit me 4 pikë.

Aberdeen-Eintracht Frankfurt u mbyll me rezultatin 2-0, ku përtej humbjes skuadra gjermane shkon në raundin e 1/16-ave, teksa skuadra skoceze del nga Europa. Golat u realizuan nga Duk në minutën e 41’ dhe nga Sokler në minutën e 74’.

Kështu Aberdeen del nga Europa, ndërsa u rendit në vend të tretë të Grupit G me 6 pikë, teksa Frankfurt në vend të dytë me 9 pikë. PAOK triumfon me reuzltatin 4-1 ndaj HJK, ndërsa kalimin në raundin e 1/8-ave tashmë e kishte vetëm një formalitet.

Golat për vendasit u realizuan nga Oszoev në minutën e 37’, Konstantelias në minutën e 47’, autogoli i Toivio në 53’ dhe Murg në minutën e 85’. Ndërsa për miqtë rrugën drejt rrjetës e gjeti vetëm Radulovic në minutën e 6’.

PAOK e mbyll këtë fazë në krye të Grupit G me 16 pikë, teksa HJK në vend të fundit me 2 pikë. Ferencvaros-Fiorentina ndahen me barazimin 1-1, me golin që për vendasit e shënoi Zachariassen në minutën e 48’ dhe për miqtë shënoi Ranieri në minutën e73’.

Ferencvaros shkon në raundin e 1/16-ave me 10 pikë, si vendi i dytë i Grupit F, ndërsa Fiorentina kryesuese me 12 pikë shkon në 1/8-at. Genk fitoi me rezultatin 2-0 ndaj Cukarickit, megjithatë të dyja skuadrat mbetën jashtë Europës.

Golat në këtë takim u realizuan nga Heynen në minutën e 21’ dhe Pantsil në minutën e 57’. Genk e mbylli fazën e grupeve, duke u renditur në vend të tretë të Grupit F me 9 pikë, ndërsa Cukaricki i vendit të fundit me zero pikë.

Sakaq, Fenerbahce dhe Ludogorets arrijne te kalojne me tej ne grupin e tyre.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit