Conference League | Nata e madhe e Dinamo Zagreb, eliminon Betis! Befasohet Frankfurt dhe Legia. Ajax, fitore dramatike. Ekipet e kualifikuara

22 Shkurt 2024
23:46
Telesport
back button

Janë mbyllur ndeshjet e playoff të Conference League teksa ka pasur edhe rezultate surprizë sonte. Kështu, Sturm Graz ka mundur me lehtësi të madhe në të dy ndeshjet Slovan Bratislava duke siguruar biletën për më tej. Ndërkohë, skuadra zviceriane Servette ka eliminuar ekipin bullgar Ludogorets me një fitore 1-0 surprizë në fushën e ekipit kundërshtar.

Del nga kompeticioni në mënyrë krejt të pabesueshme edhe Eintracht Frankfurt, që në Gjermani është mposhtur me rezultatin 1-2 nga ekipi belg Union SG. Olympiacos ka fituar në Hungari ndaj Ferencvaros me rezultatin 1-0, ashtu si kishte bërë edhe ndeshjen e luajtur në Athinë.

Një tjetër surprizë e madhe është fitorja e Dinamo Zagreb ndaj Betis Sevilla dhe kualifikimi i ekipit kroat më tej, duke nxjerrë jashtë turneut skuadrën spanjolle.

Mes vështirësive të mëdha, por edhe me shumë fat dhe zemër, Ajax arrin të eliminojë Bodo Glimt në një ndeshje dramatike ku të dy ekipet e mbyllën me 10 futbollistë dhe goli vendimtar erdhi në kohën shtesë nga holandezëët (Taylor).

Humbje e turpshme nga Legia Varshavës brenda në Poloni, pasi u mundën 0-3 nga ekipi norvegjez Molde që vazhdon më tej në fazën e 1/8-ve.

Shorti për fazën e 16-të do të hidhet më 23 shkurt 2024, ora 13:00. Ndeshjet e para do të luhen më 7 mars, ndërsa ato të kthimit më 14 mars 2024. Ekipet e kualifikuara nga playoff: Sturm, Servette, Union SG, Dinamo Zagreb, Olympiacos, Ajax, Molde, Maccabi Haifa.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit