Conference League: Partizani humb sfidën e parë me Atstana-n (Video)

24 Gusht 2023
18:05
Denis Hakanaj
back button

Partizani është mundur 1-0 në Kazakistan nga Astana në ndeshjen e parë të playoff-it të vlefshme për fazën kualifikues etë Conference League.

Ndeshja e luajtur në Astana Arena është vendosur në pjesën e parë. Ka qenë Locar që ka zhbllokuar dhe vendosur takimin në minutën e 41-të me një goditje të fuqishme nga jashtë zone, i ndihmuar dhe nga një devijim.

ASTANA-PARTIZANI 1-0 – VIDEO

Gjërat mund të kishin shkuar më keq për Partizanin po të mos ishte për sistemin VAR.

Në fakt, kampionët e Shqipërisë kanë pësuar edhe dy gola të tjerë me Aymbetov në fundin e pjesës së parë dhe me Tomasov në të 68-ën, të dy të anuluar për pozicion jashtë loje.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në Tiranë, me Demat që do të kenë detyrën e vështirë, por jo të pamundur, për të përmbysur humbjen e sotme në mënyrë që të sigurojnë një vend në fazën me grupe të Conference League.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit