Conference League | Premier dhe Europë, Chelsea ka rigjetur veten. Fiton në Gjermani me dy asist nga Sancho dhe afrohet me kualifikimin (VIDEO)

28 Nëntor 2024
20:57
Telesport
back button

Vazhdon momenti i bukur te Chelsea qe duket se sivjet ka gjetur menyren te dale nga “kriza” me ardhjen e trajnerit Maresca ne stol. Skuadra e Londrës ka arritur fitore ndaj Heidenheim me rezultat 2-0 në kuadër të javës së katërt të grupit në Ligën e Konferencës. Në pjesën e parë të dy skuadrat tentuan të shënonin dhe kishin rastet e tyre, por nuk ia arritën.

GOLI I NKUNKU – VIDEO

Chelsea që shihej si favorit në këtë ndeshje, arriti të shënojë në minutën e 51-të, kur Christopher Nkunku gjeti rrjetën pas asistimit të Jadon Sancho për 1-0. Pas golit, vazhduan rastet nga të dyja palët, por që goli i dytë erdhi krejt në fund. Sërish Jadon Sancho asistoi, kësaj radhe te Mykhailo Mudryk që shënoi për 2-0.

GOLI I MUDRYK – VIDEO

Maximilian Breunig i Heidenheim arriti të shënojë, por që goli i tij u anulua për pozitë jashtë loje. Cesare Casadei doli me te kuq per blute por ndeshja nuk kishte me histori. Kjo ishte fitorja e katërt e Chelsea në po aq ndeshje dhe është lider në renditjen e Conference League.

FC Kobenhavn fiton ndaj Dinamo Minsk ne Bjellorusi kurse APOEL shtang Molde ne Norvegji. Joona Toivio mjaftoi me autogolin e tij per t’i dhene fitoren Panathinaikosit ne Greqi ndaj Helsinkit. 2-2 mes St. Gallen dhe Backa Topola.

Djurgarden fiton me 1 gol ne fushen e ekipit Uellsian The New Saints (TNS). Pikerisht Jagellonia, qe barazoi 3-3 ndaj Celje, shkon ne 10 pike dhe ndjek Chelsea, ndersa Guimaraes qe barazoi 1-1 eshte gjithashtu 10 pike.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit