Conor McGregor ka befasuar të gjithë me njoftimin e tij. “The Notorious” dha një informacion në lidhje me duelin e tij të ardhshëm, duke befasuar me emrin e kundërshtarit që do të ketë përballë në kafaz.
“Së pari: Do të shihemi në shkurt, në Arabinë Saudite”, tha McGregor për fansat e tij gjatë një interviste. “Së dyti, rivali do të jetë Dan Hooker”, shtoi më tej dy herë kampioni i botës në artet marciale mikse.
Një lajm befasues, pasi të gjithë presin rikthimin në kafaz të irlandezit ndaj Michael Chandler. Por duket se McGregor ka të tjera plane, çka i konfirmoi edhe vetë Hooker kur bëri një deklaratë.
“Kam një kundërshtar në fillim të vitit të ardhshëm ku jam i fokusuar. McGregor është rivali i radhës”, tha Hooker. Gjithsesi, UFC nuk ka konfirmuar asgjë në lidhje me këtë duel.
Lajmet për rikthimin e McGregor janë shpesh dyshuese sot sepse askush nuk e di se kur do të duelojë sërish pas më shumë se 3 vitesh pushim për shkak dëmtimi. Nga ana tjetër, UFC do të zhvillojë eventin e saj të madh në shkurtit në Australi dhe jo në Arabi.