Conor McGregor për CR7: Më i miri ndonjëherë. Lotët ndaj Sllovenisë? Pasion për vendin e tij…

3 Korrik 2024
8:25
Alfred Lleshi
back button

Opinionistët, madje edhe miqtë VIP të Cristiano Ronaldos, janë të përçarë në vlerësimet e lotëve të tij, pas penalltisë së humbur ndaj Sllovenisë. Protagonist absolut ishte Diogo Costa, portieri i Portos dhe i kombëtares së Roberto Martinezit, i cili priti 3 penallti në “ruletën” finale, pas 120 minutash lojë pa gol.

Po ashtu, ai e shpëtoi Portugalinë në fund të ndeshjes me një mrekulli karshi Benjamin Sesko. Gjithsesi, CR7 u vu në qendër të vëmendjes, për mirë apo për keq. Fillimisht humbi një penallti në kohën shtesë, më pas e kompensoi atë duke shënuar (të dytën personale në këtë ndeshje) nga pika e bardhë, kur erdhi radha e 11-metërshave për të përcaktuar fituesin.

Lotët e derdhura nga sulmuesi portugez ishin domethënës, pasi Oblak e ndaloi gjuajtjen e tij nga 11 metra. As shokët e skuadrës nuk mundën ta ngushëllonin, edhe pse 39-vjeçari e gjeti sërish buzëqeshjen e tij me kualifikimin në çerekfinale.

Legjenda irlandeze e boksit, Conor McGregor, ndau një imazh të Cristianos në lot në profilin e tij në Instagram, duke mbivendosur një frazë elokuente për mikun portugez: “Pasion i vërtetë për vendin tënd! Cristiano Ronaldo, ti je futbollisti më i mirë që ka ecur ndonjëherë në tokë. Zoti të bekoftë, vëlla, e kaluara është lavdi, e tashmja është histori!”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit