Conte analizon ditët e para si trajner i Napoli, nuk dëshiron të vendosë objektiva por synon Europën

13 Korrik 2024
16:57
Telesport
back button

Sezonin e kaluar pati zhgënjim nga ana e të gjithëve. Ne humbëm të gjithë: klubi, lojtarët dhe tifozët. Unë u përpoqa ta harroja atë që ndodhi vjet, duke u fokusuar në atë që nevojitet këtë sezon“.

Kështu u shpreh sot Antonio Conte në konferencën për shtyp në fazën përgatitore që po kryen me skuadrën e Napoli. Trajneri foli për situatën me sulmuesin nigerian Victor Osimhen: “Unë fola me të”.

Victor e di që është lojtar i Napolit dhe duhet të ketë qëndrimin e duhur. Edhe nëse ka një marrëveshje që nuk e dimë si do të përfundojë. Gjeta një djalë që është në dispozicion dhe dëshiron të punë”, tha Conte.

Për sa i përket ardhjeve të reja Spinazzola, Rafa Marin dhe Buongiorno, trajneri shpjegon: “Ne po demonstrojmë se kemi ide të qarta në treg. Është e drejtë që Napoli të operojë si për të tashmen ashtu edhe për të ardhmen”.

Rafa Marin dhe Buongiorno janë të mirë për perspektivën dhe shpresoj se mund të jenë shtyllat e Napolit për vite me radhë”, u shpreh më tej trajneri Conte, që për objektivat e sezonit të ri është i kujdesshëm.

Dizavantazhi vitin e kaluar ishte i qartë, -41 pikë nga Interi, -22 nga Milani, -18 nga Juve dhe -16 nga Atalanta. Nëse dikush dëshiron të bëjë presion mbi ekipin me disa lojëra të vogla e pranoj me dëshirë sfidën. Gjithsesi, duhet të jemi të përqendruar dhe të rikthehemi në Europë nga dera kryesore”, tha Conte.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit