Conte do yllin e Realit, spanjollët i mbyllin derën

22 Maj 2020
16:26
Eraldo Harlicaj
back button

Achraf Hakim do të rikthehet në Spanjë dhe sezonin e ardhshëm do të jetë nën urdhrat e trajnerit Zinedine Zidane. Ky i fundit i ka kërkuar presidentit Florentino Perez që ta rikthejë në ekip.

Mbrojtësi i krahut të djathtë e ëndërron diçka të tillë. Interi së fundmi u mundua të ngacmonte futbollistin, përveç Dortmundit që ka kontratën e tij gati. Menaxheri i marokenit, Alejandro Camano, i ka mbyllur derën italianëve.

“Achraf do të jetë lojtari më i mirë në botë në pozicionin e tij. Nuk ka ndonjë gjë konkrete me Interin, lojtari im do të rikthehet në Madrid në fund të sezonit”, – thotë agjenti i 21-vjeçarit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit